Shëtitorja 1 km e gjatë është e hapur për banorët dhe vizitorët. Ajo rrethohet në të dyja krahët nga njësi shërbimi të ndryshme, hapësira argëtuese dhe jo vetëm.

NJË PARAJSË SHOQËRORE

Kur mendoni për Green Coast Resort & Residences, mendoni për një komunitet të vogël buzë detit, ku mirëqenia juaj është qendra e shërbimeve tona. Në shëtitoren e projektuar me stil elegant përgjatë bregut, ju keni mundësi të shijoni kohë cilësore. Banorët dhe vizitorët kanë akses të drejtpërdrejtë në të gjitha shërbimet dhe lehtësitë që ofron shëtitorja. Aty do të gjeni bare, beach-bare, restorante me gastronomi mesdhetare dhe jo vetëm, por edhe supermarket, yogurteri. Shëtitores nuk i mungon as jeta e natës. Teatri i hapur është qendra e aktiviteteve që shoqërojnë pushimet tuaja përmes shfaqjeve, kinemasë verore dhe eventeve të ndryshme.

Slide Green Coast Promenade Nazar Beach Albania "Nazar” by Green Coast
- Beach bar
Tashmë prej disa vitesh shquhet për stilin luksoz dhe të rafinuar. Në Nazar, plazhi është çdo ditë një aventurë dhe çdo natë një festë!
Delikatesa e kuzhinës italiane bashkon shijen e detit me përbërësit organikë dhe produktet e freskëta të zonës, duke i servirur artistikisht mbi pjatë. Nazar ofron ekskluzivisht një paketë shërbimesh premium si Bamboo SPA, masazhe dhe trajtime, por edhe këndin e “accessories shop” për këdo që kujdeset të shtojë elegancë në paraqitje.
Materialet miqësore me natyrën, si druri, kashta, gurët dhe ngjyrat e ngrohta të tokës kombinohen bashkë për të sjellë një stil origjinal dhe tërheqës.

Gjelbërimi i përdorur është një kombinim i palmave të larta me bimësi të ulta që i japin plazhit “Nazar” freski, pamje dhe atmosferë ekzotike nën hije.
https://greencoast.al//wp-content/uploads/2021/02/this6-scaled.jpg
https://greencoast.al//wp-content/uploads/2020/12/2b_.jpg
https://greencoast.al//wp-content/uploads/2020/12/2c_.jpg
https://greencoast.al//wp-content/uploads/2020/12/3a_.jpg

ULLIRI RESTAURANT

Ulliri Restaurant është eksperienca më e veçantë e gastronomisë në bregdetin e jugut. Tek Ulliri menuja ka në qendër mishin. Servirur midis pastave me delikatesë italiane dhe garniturës plot fantazi, mishi i Black Angus-it amerikan, Angus-it francez apo Limusin francez, do t’ju mbetet në mend gjatë. I famshëm për përgatitjen e burgers dhe BBQ, Ulliri synon të mirëpresë të gjithë ata që dinë të shijojnë cilësinë e jetës.

SKYSPORTS CENTER

Për ata që kërkojnë adrenalinë, qendra SkySports është qendra e parë sportive në rivierën shqiptare. Qendra drejtohet nga profesionistë të certifikuar të sporteve. Qendra përmban gjithashtu një bar dhe restorant .
SkySports ndodhet pikërisht pranë monumentit të monedhës së Çezarit sapo hyn në shëtitore.

BOHEMIAN BEACH BAR

Stili bohem është ekskluziv për Bohemian, një bar që do t’ju shoqërojë gjatë pushimeve tuaja me aktivitete plot argëtim dhe muzikë. Aty ju pret ushqim i mirë, koktejle dhe muzikë e rafinuar.

CAPRI BEACH BAR

Në “Capri Beach Bar” çdo ditë do të keni surpriza të reja përmes koktejleve autentike dhe ushqimit të rafinuar. Relaksohuni në ambientet e këtij bar-i teksa shijoni panoramën e plotë të detit.

SPAR Albania Market

SPAR Market ju mirëpret çdo ditë të javës në shëtitoren e Green Coast Resort & Residences. Në SPAR konsumatorët mund të gjejnë shumëllojshmëri produktesh dhe ofertash me një shërbim cilësor.

Enjoy fine cigars and spirits – Refine your taste!

Në shëtitoren e Green Coast ndodhet dyqani i “Enjoy fine cigars and spirits”, aty ku do të gjeni një shumëllojshmëri produktesh tobacco & spirits, sipas dëshirave tuaja.

ATM: Tirana Bank & Raiffeisen

Rrjetet e ATM të dy bankave të mirënjohura, Tirana Bank & Raiffeisen Bank, ndodhen në shëtitoren e Green Coast.

Farmacia FarmaNET

Të gjithë rezidentët dhe vizitorët e Green Coast kanë mundësinë të gjejnë produktet farmaceutike për të cilat kanë nevojë në farmacinë prestigjoze FarmaNet Albania, e cila ndodhet në shëtitore.

Yogurteria

Në dyqanin e Yogurteria që ndodhet në shëtitore të gjithë mund të shijojnë një shumëllojshmëri ëmbëlsirash, yogurte, akullore, etj.

Bare & Restorante

Pushuesit e Green Coast do të gjejnë në shëtitore një shumëllojshmëri Beach Bar-esh, ku mund të shijojnë një koktejl apo gastronominë që ofrojnë restorantet aty pranë. “Nazar” by Green Coast; Ulliri Restaurant; Shalom Beach Bar; Bohemian Beach Bar; Calme; Capri Beach Bar (mendoj se të gjitha baret & restorantet duhet të vendosen me një hyperlink që të çon tek përshkrimi i secilës prej tyre që ndodhet më poshtë në faqen e web-in).

SPA

SPA Bamboo Villa vjen si një ambient relaksues në Green Coast Resort & Residences. Aty do të gjeni ekskluzivisht një paketë shërbimesh premium, si Bamboo SPA, ku ofrohen masazhe dhe trajtime për të gjithë pushuesit. Po ashtu, një njësi shërbimi për Bamboo SPA ndodhet edhe tek “Nazar” by Green Coast.

Shërbime stafi

Green Coast Resort & Residences ofron ekskluzivisht për banorët e tij shërbime të ndryshme: Baywatch; Pastrim plazhi, Desinfektimi i ambienteve, Trajtimi i ujit të dusheve; Siguri 24/7; Shërbime pastrimi; Shërbime Gjelbërimi.

Recepsion 24/7

Recepsion me një staf të dedikuar 24/7, për t’ju përgjigjur çdo nevoje a pyetje të klientëve.

Shërbim buggy

Transporti me Buggy iu lejon rezidentëve dhe vizitorëve të udhëtojnë me stil dhe komoditet. Përfitimet që vijnë nga përdorimi i automjeteve elektrike:

– Zero emetime dhe ndotje
– Akseson çdo zonë të Resortit falë madhësisë së mjetit
– Udhëtim komod gjatë ditëve të nxehta të verës
– Ulje e ndotjes akustike
– Shërbim gjatë gjithë ditës
– Miqësor me natyrën
– Automjetet janë të përshtatshme për t’u përdorur në industrinë e hospitality.
– Staf i trajnuar

Parkim i dedikuar për biçikleta

Të gjithë përdoruesit e biçikletave do të gjejnë një vend të dedikuar në shëtitoren e Green Coast për të parkuar biçikletat.

Parkim i dedikuar për automjete

Në Green Coast të gjithë rezidentët, por edhe vizitorët, do të kenë mundësinë e parkimit të dedikuar për mjetet e tyre.

Qendra Sportive

E drejtuar nga profesionistë të certifikuar të sporteve, qendra e parë sportive në rivierën shqiptare, SkySports Center, vjen në Green Coast për të gjithë pushuesit që duan adrenalinën. Paragliding; kayak tandem; jet ski; zhytje; kanoe, peshkim; volejball plazhi e shumë shërbime të tjera sportive ofrohen në shëtitore.

Kënde Lojërash

Në Green Coast ka hapësira të dedikuara për më të vegjlit, të cilat ndodhen pranë Bohemian Beach Bar, në shëtitore.

Siguri 24/7

Siguria juaj është prioritet! Perimetri i resortit ruhet nga një sistem sigurie 24/7. Kjo garantohet nga një flotë e tërë e “Global Security”, që i është dedikuar mbarëvajtjes së sigurisë.

Ambiente shërbimi për P.A.K

Në Green Coast gjenden ramp për personat me aftësi të kufizuara, që ndodhen përgjatë shëtitores dhe shtrihen deri afër bregut të detit.

Plazhi i Çezarit

Plazhi i Çezarit shtrihet përgjatë bregdetit mahnitës të Palasës, duke ofruar ndjenjën e relaksit që të gjithë kërkojnë. Plazhi menaxhohet nga Sky Sports Center dhe ndodhet pranë shërbimeve të shëtitores. Jemi kujdesur që plazhi të ketë Baywatch për pushuesit, çadër e shezlogë, si dhe mirëmbajtje të vazhdueshme nga stafi i Sky Sports.

Helipadi

Një sheshpushim publik për helikopterët, administruar nga QSHIP. Helipadi është në shërbim aktiv, pranë Qendrës së Shërbimeve të Integruara dhe afër shëtitores së Green Coast.

QSHIP

Qendra e Shërbimeve të Integruara në Palasë përfshin polici, zjarrfikëse dhe mjekë. Kjo qendër ndodhet disa metra larg shëtitores dhe Green Coast.

Accessories Shop

Aksesorë dhe veshje të cilat ofrojnë stilin veror do t’i gjeni pranë “Nazar” by Green Coast. Tek Bohemian Shops do të gjeni një dyqan që ka si ekskluzivitet çanta dhe kapele.

Libraria

Leximi i një libri të bukur anës detit është një nga aktivitetet më relaksuese të pushimeve. Libraria e shtëpisë botuese “Albas” ndodhet në plazh, shumë pranë Shëtitores së Green Coast, ku mund të zgjidhni mes shumëllojshmërisë së librave.