Gjatë viteve të fundit, turizmi është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe konsiderohet të ketë rritje të vazhdueshme vit pas viti. Gjithnjë e më shumë Shqipëria rekomandohet si destinacion turistik nga operatorë të ndryshëm e media të njohura ndërkombëtare dhe siç konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i turistëve që vizitojnë bukuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë është rritur ndjeshëm.
Krahas shifrave sasiore në rritje, tashmë po kërkohet gjithnjë e më shumë rritja e standardeve dhe ofrimi cilësor i shërbimeve në këtë sektor, të cilat për hir të së vërtetës deri tani nuk kanë qenë në nivelet më të mira të mundshme. Fatmirësisht, së fundmi rivierës shqiptare i është shtuar një resort elitar, i cili po sjell standardin e munguar në turizëm. Bëhet fjalë për Green Coast Resort, në brendësi të të cilit prej 2 vitesh tashmë, ka marrë jetë shëtitorja me njësi të shumta shërbimi, ku në mënyrë të veçantë bie në sy Nazar Beach .

I konceptuar krejtësisht ndryshe nga baret dhe restorantet e rivierës shqiptare, ku klasi dhe eleganca në ofrimin e shërbimeve arrijnë nivelet më të larta dhe perëndimi i diellit është kaq magjik gati gati surreal, ndodhet Nazar Beach, shumë i famshëm tashmë për të gjithë. Jo vetëm i famshëm, por pa diskutim mund të thuhet që Nazar Beach është kthyer në destinacionin ideal për të gjithë ata që dashurojnë jugun e bukur të Shqipërisë dhe që janë në kërkim të nivelit elitar, të emocioneve magjike dhe të një eksperience totalisht ndryshe nga e zakonshmja .

Nazar Beach është projektuar me një stil boho chic, frymëzuar nga individët me shpirt të lirë artistik dhe vjen me një dizajn të thjeshtë në dukje, por shumë mahnitës dhe elitar, me linja të pastra, tepër elegante, shumë bashkëkohore ku i kushtohet vëmendje maksimale çdo detaji.
Frymëzuar nga natyra dhe në harmoni perfekte me të, si edhe me qëllim ofrimin e komoditetit maksimal dhe energjive pozitive për pushuesit, në Nazar Beach vihet re një ndërthurje perfekte e elementëve natyrorë si druri, kashta dhe përdorimi i ngjyrave të ngrohta të tokës. Gjithashtu kombinimi ideal i pemevë të larta, palmave dhe bimësisë së ulët mesdhetare, krijojnë një atmosferë shumë të ngrohtë ekzotike dhe të bëjnë të ndihesh tepër i përkëdhelur dhe pjesë e një bote krejtësisht tjetër .

Specialitetet e kuzhinës dhe kokteilet e veçanta

Kuzhina që shijohet në Nazar Beach është një ndërthurje elegante e kuzhinës tradicionale me atë aziatike, ku krahas varietetit të lartë të produkteve, një ndër elementët e ofruar është edhe sushi i famshëm japonez, shumë në trend dhe shumë i kërkuar së fundmi. Mënyra e kombinimit të produkteve dhe shijeve, përdorimi i përbërësve cilësorë dhe të freskët që vetë zona ofron, si dhe prekja profesionale e shefave të kuzhinës me eksperiencë të gjatë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj, garantojnë një menu të pasur dhe tepër cilësore për të gjithë. Kokteilet e veçanta dhe unike që gjenden në Nazar Beach, me formula të veçanta dhe produkte bio, u japin pushuesve një tjetër ndjesi dhe emocion .

Evente të një natyre të ndryshme nga e zakonshmja, me DJ të mirënjohur shqiptarë dhe shpeshherë edhe ndërkombëtarë, me performanca artistike, kombinuar me aktivitetet e ndryshme në natyrë dhe relaksin që përjetohet në qendrën SPA, hapur rishtazi në Nazar Beach, garantojnë që pushimet në këtë plazh të jenë përsosmërisht elitare.
Nazar Beach, kjo copëz arti në mes të bukurisë së natyrës së Palasës është kthyer në vend relaksi dhe argëtimi duke mirëpritur këdo që dëshiron të arratiseset nga e përditshmja dhe e zakonshmja .

– –
Nazar Beach ndodhet në shëtitoren e Green Coast Resort, resorti më elitar në Shqipëri i përbërë nga vila të tipologjive të ndryshme në shitje, hoteli me standard të lartë me 5 yje dhe njësitë tregtare.

Green Coast Resort është investim i Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në sales@balfinrealestate.al/ +355 69 80 14 999.