MENAXHIMI DHE MIRËMBAJTJA

Green Coast ofron shërbime të ndryshme ekskluzive për rezidentët për të siguruar një qëndrim sa më të këndshëm. Ne administrojmë zonat e përbashkëta, duke ofruar një mjedis të pastër dhe të sigurt për të gjithë rezidentët përmes:

Pastrimit të rrugëve

Mbajtjes pastër të mjedisit përreth

Mirëmbajtjes së ndriçimit rrugor

Mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra

Pastrimit të plazhit

Dezinfektimit, trajtimit të ujit të dushit

Siguri 24/7

Rojës së plazhit

SHËRBIME TË TJERA

QENDRA E KUJDESIT SHËNDETËSOR

Vetëm pak metra larg shëtitores, në Green Coast do të gjeni një Qendër të Kujdesit Shëndetësor në dispozicionin tuaj në çdo kohë.

SHËRBIMET
E EMERGJENCËS

Qendra e Shërbimeve të Integruara në Green Coast përfshin polici, zjarrfikës.
Numrat e emergjencës: 129, 128, 127

PISTË
HELIKOPTERI

Pista e helikopterit në Green Coast është e disponueshme për çdo rast emergjence.

INVESTIM I ZGJUAR

Të kesh një vilë ose një apartament në Green Coast nuk do të thotë vetëm të bëhesh pjesë e një komuniteti mikpritës, por edhe të marrësh shërbime ekskluzive për një jetë komode, duke përfituar nga disa programe si Programi i Qiradhënies, Shkëmbimi i Pushimeve ose Financimi i Pronës.

SHKËMBIMI
I PUSHIMEVE

Nëse keni një vilë/apartament në Green Coast jo vetëm që do të shijoni dhe zbuloni mrekullitë e Shqipërisë, por do të bëheni pjesë e një komuniteti mikpritës për shkëmbimin e shtëpive. Pushimet mund t’i kaloni në çdo shtëpi të resorteve të përfshira në program dhe të zbuloni vende të bukura përtej detit.

FINANCIMI
I PRONËS

Me anë të bashkëpunimit me banka të përzgjedhura në Shqipëri, Green Coast ofron mundësi financimi pa kolateral si për rezidentët shqiptarë ashtu edhe për jorezidentët.