GREEN COAST
RESORT AND RESIDENCES
Green Coast Resort & Residences, destinacioni i ri premium në Mesdhe gjendet në Palasë, një prej vendeve më të bukura të bregdetit shqiptar me një pamje mahnitëse nga deti Jon. Ky destinacion rrethohet nga shumë pika turistike, historike dhe natyrore që vlejnë për t’u vizituar falë aspekteve dhe traditave të veçanta që përcjellin.
• Vendndodhja në breg të detit
• Shëtitorja 1 km e gjatë, me bare të ndryshme, bare plazhi, restorante, si dhe njësi të tjera tregtare dhe argëtimi
• Shumë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (52 km), planifikuar të ndërtohet së shpejti
• Resort dhe rezidenca të organizuara mirë, privatësi e lartë për të gjithë banorët, sistemi i sigurisë dhe kamera 24/7
• Shërbime të integruara dhe struktura argëtimi
• 10 tipologji të ndryshme - 6 tipe vilash dhe 4 lloje vilash familjare (apartamente). Kopsht privat dhe parkim i dedikuar
• Cilësi e lartë ndërtimi
• Një nga destinacionet turistike më mbresëlënëse në Shqipëri dhe në rajonin e Mesdheut, me kthim të lartë të investimit
Të gjitha vilat në Green Coast kanë pamje nga deti dhe shumë prej tyre ofrojnë gjithashtu pamje nga qafa e Llogarasë. Ju mund ta shijoni këtë pamje nga çdo pikë e Green Coast Resort and Residences.
Krahasuar me rezidencat e tjera, Green Coast Resort and Residences spikat për rrugët e gjera të brendshme, për rregullsinë brenda parcelave, hapësirat private për parkim me hoje betoni, si dhe hapësira shtesë parkimi për mysafirët. Përveç kësaj, Green Coast karakterizohet nga një sistem unik hijezimi i quajtur Brise-Soleil, duke siguruar kursim të konsiderueshëm të energjisë gjatë verës.
•Funksionalitet
•Sipërfaqe të përmbajtura
•Ngjyra të zbehta me mbizotërimin e së bardhës
•Mobilim me linja të qarta
•Përdorim të materialeve të lehta
•Dekor të moderuar
INVESTITORI
Investitori i Green Coast Resort & Residences, Grupi Balfin, është një prej grupeve investitore më të rëndësishme dhe të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi Balfin, është gjeografikisht prezent në Shqipëri, Kosovë, Bosnje&Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Hollandë dhe Austri, duke punësuar rreth 6 000 persona.
Aktiviteti i Grupit Balfin përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e pronave të patundshme, shitje me pakicë, industri minerare, sektor bankar, turizëm, energji, logjistikë, etj. Grupi Balfin ka rritje të qëndrueshme dhe impakt përmirësues në komunitetet që e rrethojnë përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe investimeve me përgjegjësi sociale.