Green Coast Palasa Village


Historia e Palasës zë fill me mijëra vite para Krishtit. Në vitin 48 para Krishtit, në ndjekje të Pompeit, Jul Çezari ankoroi anijen e tij dhe zbarkoi legjionin të pushonte në Palasë. Prej kohësh bregdeti aty njihet nga banorët si Plazhi i Çezarit, duke shënuar kështu këtë lokalitet në hartat e lashtësisë.
Sot, Palasa është një ndër fshatrat më atraktivë të jugut, i njohur për traditën e kultivimit të bimëve mjekësore si rigoni dhe për mbledhjen e sherebelit. Po ashtu, bletaria dhe mjalti tejet cilësor që prodhohet në Palasë njihen në të gjithë rajonin. Në këtë fshat kultivohen agrume plot shije që favorizohen nga klima dhe ditët me diell. Gastronomia e Palasës është tipike mesdhetare, ku mbizotërojnë perimet e freskëta, mishi i bagëtive të imta dhe peshku i freskët që ka një shije autentike.

Fshati i vogël i Palasës ka një nga bregdetet më magjikë në të gjithë rivierën Joniane. Uji me një nuancë nga bluja në turkuaz josh të gjithë pushuesit që duan detin, ndërsa përreth ngrihen kryelarta kodrat e gjelbra të pasura me pemë ullinjsh, qitrosh dhe lisash.
Mesdheu shijohet në çdo dimension të klimës dhe natyrës së Palasës.

Green Coast Palasa Beach Sea