Simpatizantët e sporteve në natyrë mund të organizojnë ndeshje volejbolli dhe basketbolli me grupe miqsh në fushat sportive ose mund të zgjedhin aktivitete ujore si zhytja, lundrimi, peshkimi dhe snorkeling. Kodrat përreth do t’i kthejnë marshimet (hiking) apo hedhjet me parashutë në përvoja të paharrueshme.
Duke lundruar me varkë për pak minuta, rezidentët e “Green Coast Resort & Residences” mund të shijojnë diellin, ujin dhe kuzhinën vendase në gjire të vogla e të paprekura si Kanioni i Gjipesë. Gjithashtu, ata mund të shohin brendinë e “Shpellës së Piratëve” ose mund të vizitojnë atraksionin arkeologjik të Gjirit të Gramës, i njohur për detin e smeraldë dhe për 1500 shkrimet e lashta në shkëmb që datojnë prej shekullit III p.K.
Turet e personalizuara në rivierën Shqiptare ofrohen në bashkëpunim me agjenci të ndryshme udhëtimi ose guida të licencuara.
Fëmijët mund të dëfrehen në këndet e lojërave që ndodhen aty pranë. Në Shëtitoren e Green Coast gjenden një numër i madh njësi shërbimesh ku mund të kaloni kohën e lirë gjatë pushimeve tuaja, të cilat do t’i mbani mend gjatë