Shqipëria ka brigje detare të mrekullueshme dhe relieve malore ku ndërthuren vargmalet në jug me Alpet në veri. Në këtë vend, të gjithë vijnë me kuriozitetin për të eksploruar të panjohurat e natyrës unike dhe largohen si miq që me padurim presin rikthimin.
Aty keni mundësinë për të marrë pjesë në sporte të ndryshme ujore, si zhytje, lundrim, etj. Gjithashtu, shumë aktivitete të tjera si hiking apo hedhje me parashutë, organizohen në këtë zonë.