ZGJIDHNI TIPOLOGJINË
QË JU PËRSHTATET

elite Green Coast Elite Deluxe Villas Interior VILAT ELITE DELUXE Vilat Elite Deluxe janë të vendosura në vijën e parë të resortit, duke shijuar privilegjin e afërsisë me plazhin.

Këto vila luksoze, përbëhen nga dy kate dhe sigurojnë hapësirën më të madhe të brendshme dhe të parcelës së oborrit krahasuar me tipet e tjera të vilave në Green Coast. Arkitektura e tyre bashkëkohore është e thjeshtë me linja të pastra dhe dritare të mëdha, të cilat ofrojnë një pamje të detit që të lë pa frymë.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE
individual Green Coast Carousel 4 Family VILAT INDIVIDUALE Vilat individuale janë pozicionuar në 3 rreshtat e parë të Green Coast duke qenë në të njëjtën kohë pranë detit dhe mjaftueshëm larg plazhit, për të krijuar një tërheqje më intime për ata që vlerësojnë më shumë privatësi.

Edhe pse në përmasa më të vogla se Elite Villas, zona përreth e tokës është e përshtatshme për ndërtimin e sheshit të lojërave për fëmijë dhe një pishinë.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE
twin Green Coast Twin Villas 2 VILAT TWIN
Vila Twin gjenden në zemër të Green Coast, në pozicione të ndryshme të projektit. Nga dritaret e dhomës së gjumit, mund të shijosh pamje të mrekullueshme nga lindja e diellit mbi mal dhe perëndimin e diellit në detin Jon. Pozicioni i vilave ndihmon për krijimin e intimitetit të një shtëpie pushimi.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE
4 family Green Coast Carousel 4 Family 1 VILAT 4-FAMILJARE
Vilat 4-Familjare në Green Coast ndajnë të njëjtin stil unik si vilat e tjera, me arkitekturë bashkëkohore, oborr privat dhe pamje panoramike të detit. Ato janë të vendosura në linja të ndryshme të projektit, duke ofruar mundësinë e zgjedhjes.

Këto lloj vilash janë më të vogla dhe të përballueshme, shumë të përshtatshme për çiftet e reja dhe familjet e vogla.

Secila njësi ka hapësirën e vet të parkimit.
VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN
INDIVIDUAL VILLAS VILAT ELITE DELUXE

SHËRBIME PËR VIZITORËT

SHËRBIMET E RECEPSIONIT

  • Regjistrim në privatësi
  • Portier
  • ATM/Bankomat
  • Ruajtje e bagazheve
  • Regjistrim ekspres
  • Recepsion 24h
  • Siguri e përgjithshme 24/7

GJUHËT E KOMUNIKUARA

  • Shqip
  • Anglisht
  • Italisht
  • Greqisht

TRANSPORTI

  • Pritje në aeroport, me pagesë
  • Dërgim në aeroport, me pagesë
  • Parkim falas vetëm për vizitorët qiramarrës

USHQIME DHE PIJE

Falë partneritetit mes Green Coast Resort & Residences dhe disa njësive në Plazhin e Çezarit, vizitorët mund të përfitojnë prej paketave ushqimore me çmime të zbritura, të mundshme në:

  • “Nazar” by Green Coast
  • Calme Beach
  • SkySports
  • Ulliri Restaurant
  • Njësi të tjera shërbimi

Shërbimi i ushqimit në dhomë është i mundur.

SHËRBIME PËR PISHINAT

Shërbimet për pishinat përfshijnë analizimin e ujit dhe balancimin e kimikateve, pastrimin e filtrave, balancimin e pH të ujit, pastrimin e mureve të pishinës, dezinfektimin e pishinave, oksidimin, dezinfektimin e tubave/pompave, etj.

SHËRBIME SPORTIVE DHE UDHËTIME DITORE

Të gjithë vizitorët mund të përfitojnë nga shërbimet e shtuara sportive në njësinë SkySports, të cilat përfshijnë:

  • Paragliding
  • Zhytje me maskë
  • Kanoe / Kajak
  • Sporte ujore, si: “Banana”, “Peshku fluturues”, “Ringo me anije”
  • Peshkimi me shtizë
  • Jet ski

Të gjithë vizitorët mund të shkojnë në gjirin e Gramës ose në Shpellën e Piratëve me çmime të reduktuara në SkySports Unit. Udhëtimi: vajtje-qëndrim-kthim.

SPA

Për një relaksim total do të gjeni shërbimin e masazheve me tarifa të reduktuara tek SPA Bamboo Villa, e cila ofron një shumëllojshmëri paketash për masazhe. Këtë shërbim e gjeni edhe tek Calme Beach dhe “Nazar” by Green Coast. Të gjitha shërbimet e mëposhtme mund të rezervohen duke telefonuar recepsionin ose numrin e mëposhtëm: +355 69 40 45 433.