ZGJIDHNI TIPOLOGJINË
QË JU PËRSHTATET

elite deluxe Green Coast Elite Deluxe Villas for sale VILAT ELITE DELUXE Vilat Elite Deluxe janë të vendosura në vijën e parë të resortit, duke shijuar privilegjin e afërsisë me plazhin.

Këto vila luksoze, përbëhen nga dy kate dhe sigurojnë hapësirën më të madhe të brendshme dhe të parcelës së oborrit krahasuar me tipet e tjera të vilave në Green Coast. Arkitektura e tyre bashkëkohore është e thjeshtë me linja të pastra dhe dritare të mëdha, të cilat ofrojnë një pamje të detit që të lë pa frymë.
VILAT ELITE DELUXE VILAT INDIVIDUALE VILAT TWIN VILAT 4-FAMILJARE
individual Green Coast Individual Villas for sale VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE VILAT INDIVIDUALE Edhe pse në përmasa më të vogla se Elite Deluxe Villas, zona përreth e tokës është e përshtatshme për ndërtimin e sheshit të lojërave për fëmijë dhe një pishinë.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
twin Green Coast Twin Villas for Sale VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE VILAT TWIN Vila Twin gjenden në zemër të Green Coast, në pozicione të ndryshme të projektit. Nga dritaret e dhomës së gjumit, mund të shijosh pamje të mrekullueshme nga lindja e diellit mbi mal dhe perëndimin e diellit në detin Jon. Pozicioni i vilave ndihmon për krijimin e intimitetit të një shtëpie pushimi.

Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
4 family Green Coast 4 family Villas for Rent VILAT 4-FAMILJARE
VILAT TWIN VILAT INDIVIDUALE VILAT ELITE DELUXE VILAT 4-FAMILJARE
Vilat 4-Familjare në Green Coast ndajnë të njëjtin stil unik si vilat e tjera, me arkitekturë bashkëkohore, oborr privat dhe pamje panoramike të detit. Ato janë të vendosura në linja të ndryshme të projektit, duke ofruar mundësinë e zgjedhjes.

Këto lloj vilash janë më të vogla dhe të përballueshme, shumë të përshtatshme për çiftet e reja dhe familjet e vogla.

Secila njësi ka hapësirën e vet të parkimit.

SHËRBIME PËR REZIDENTËT

SHËRBIME PASTRIMI

Pastrim i thjeshtë

  • Pastrim i tapeteve dhe moketeve me fshesë korenti
  • Pastrim dhe larje e dyshemeve
  • Larje, fshirje dhe dezinfektime të tualeteve, lavamanëve, vaskave dhe dusheve
  • Pastrim i pluhurave
  • Larje e enëve
  • Mbledhje dhe hedhje e mbeturinave
  • Ndërrim çarçafësh dhe rregullim i shtretërve
  • Pastrim i sipërfaqes së jashtme të shtruar në hyrje

Pastrim i përgjithshëm

  • Të gjitha shërbimet e përfshira në pastrimin e thjeshtë
  • Pastrim i xhamave të vetratave, grilave dhe kornizave të dritareve dhe ballkoneve
  • Pastrim i pragjeve dhe parvazëve të dritareve dhe ballkoneve
  • Larje nga brenda dhe jashtë e pajisjeve elektroshtëpiake (furrë, mikrovalë, frigorifer, aspirator. etj.)
  • Pastrim i dyerve dhe dorezave të dyerve
  • Pastrim i pluhurave të kondicionerëve të të gjitha dhomave
  • Pastrim i pishinës

Pastrim përpara arredimit (pas punimeve ndërtimore)

  • Pastrim i xhamave të vetratave, grialave dhe kornizave të dritareve dhe ballkoneve
  • Pastrim i pragjeve dhe parvazëve të dritareve dhe ballkoneve
  • Heqje e mbeturinave të punimeve (kartona, letra, adezivë. materiale të ndryshme ndërtimi)
  • Heqje e njollave të bojës, gëlqeres apo mbetjeve të tjera pa dëmtuar sipërfaqet
  • Larje, fshirje dhe dezinfektime të kujdesshme të tualeteve, lavamanëve, vaskave dhe dusheve

SHËRBIME HIDRAULIKE

Këto shërbime mundësohen nga një hidraulik profesionist dhe i trajnuar për të zgjidhur çdo lloj problemi me pajisjet hidraulike që mund të vini re në shtëpinë tuaj. Këtu përfshihet pastrimi i sistemit të kullimit, riparimi apo zëvendësimi i tubave të kanalizimit dhe ujit, rregullimi apo zëvendësimi i rubinetave të kuzhinës, i ngrohëseve të ujit (bojlerëve), tualeteve, dusheve, identifikimin dhe riparimin e zonave ku ka rrjedhje uji, etj.

SHËRBIME ELEKTRIKE

Specialisti elektrik është i trajnuar dhe i përgatitur për të trajtuar çdo problem elektrik që mund të keni në vilën/apartamentin tuaj. Teknikët tanë do t’ju ndihmojnë për të kryer instalime të reja, civile dhe industriale, riparimin e defekteve elektrike, instalimin e paisjeve elektrike dhe elektro-mekanike etj. Ai do të identifikojë problemet dhe do të rekomandojë riparimet e duhura dhe mund të përmirësojë sistemin elektrik në shtëpinë tuaj për të përmbushur më së miri nevojat për teknologji të avancuara elektrike.

SHËRBIM NGARKIM-SHKARKIMI

Ky shërbim ofrohet nga stafi profesional me mjete të dedikuara që mundësojnë transport sipas kërkesës me një kosto të veçantë.

SHËRBIME GJELBËRIMI

Ky shërbim përfshin krasitje, prashitje, korrje bari, vaditje jashtë sistemit, heqje e barërave të këqija, plehërim, spërkatje sezonale dhe hedhjen e pesticideve.

SHËRBIME LAVANDERIE

Ky shërbim përfshin pastrimin dhe ndërrimin e çarçafëve, peshqirëve, jastëkëve, si dhe të këllëfëve.

DEZINFEKTIM

Ky shërbim përfshin dezinfektimin, dezinsektimin, parandalimin dhe asgjesimin e parazitëve të dëmshëm për shëndetin, si dhe të insekteve që janë mbartës të organizmave të dëmshëm për shëndetin.

AJROSJE NJËSIE

Përfshin ajrosjen dhe hapjen e shtëpisë, kontroll fizik të linjave të ujit dhe dritave.

SHËRBIMI I TRANSPORTIT ME BUGGY

Ju mund të përdorni shërbimin Buggy për të lëvizur brenda resortit, i cili ofrohet çdo 20 minuta. Krahas hapësirës së parkimit të dedikuar në vilën tuaj, ju mund të përdorni parkimin privat të pozicionuar në shëtitore.
Për më tepër, shërbimi Buggy on call do të jetë në dispozicion për të gjithë vizitorët brenda zonës rezidenciale, si dhe në shëtitore.

OFERTA TË DEDIKUARA

Krahas ekspertizës së ofruar në shërbimin e shitjes së pronave, Green Coast Resort & Residences i mbështet klientët gjatë rrugëtimit të tyre nga planifikimi në mobilim e deri në hyrjen në pronën e tyre të re. Për këtë qëllim, Green Coast Resort & Residences ka bashkëpunuar me disa partnerë të rëndësishëm në Shqipëri, të cilët operojnë prej vitesh në industri të ndryshme në tregun shqiptar. Ju do të gjeni një paketë ofertash, të dizajnuar posaçërisht për klientët e Green Coast Resort & Residences, në mënyrë që të keni sa më shumë zgjedhje preferenciale me çmime të veçanta për dekorin e shtëpisë tuaj.
Këta partnerë përfshijnë:

  • Blelor Albania
  • Ervi Dekor
  • KARE Design
  • Pierre Cardin Home
  • The SPACE Chic Gallery
  • Enza HOME
  • NIKOL
  • Sprint-Ideal Home
  • Magniflex
  • Dormeo
  • Delimano
  • Top Shop
  • Teoren
  • Gekas
  • Billa
  • Primera Porcelanosa
  • NEPTUN
  • ALBDoors
  • Robustech
  • Erica Albania
  • Alumil
  • Klimateknika
  • Klima Service
  • Frigo bear
  • Garden Line
  • VEKO
  • NEW HOUSE

PLAZHI ÇEZARIT

Plazhi i Çezarit shtrihet përgjatë bregdetit mahnitës të Palasës, duke ofruar ndjenjën e relaksit që të gjithë kërkojnë.