VILAT ELITE DELUXE

Green Coast Elite Villas for Rent

Slide Green Coast Individual Villa View Green Coast Elite Deluxe Villa Pool Slide Green Coast Elite Villa Kitchen Green Coast Elite Deluxe Villas Interior

VILAT ELITE DELUXE

Vilat Elite Deluxe janë të pozicionuara në vijën e parë të Green Coast, vetëm disa metra larg detit. Projekti i vilës përfshin një pishinë private dhe një hapësirë të dedikuar për parkim.

Sipërfaqja totale:       466m²-540m²
Numri i kateve: 2
Kati 0: Living area, Kitchen, Dining area, 1 toilet, 2 Bedrooms, Balcony, Veranda, Laundry
Kati i parë: 3 Bedrooms, 3 Toilets, a Studio, Balcony, Veranda

PYETJET

Për më shumë informacion në lidhje me Green Coast, ju lutemi përdorni formularin më poshtë.


    INVESTIM I ZGJUAR

    Pronësia e një shtëpie në Green Coast Resort & Residences është lehtësisht e mundshme dhe madje fitimprurëse falë zgjidhjeve që ofrohen të përshtatura për blerës të ndryshëm.

    SHKËMBIMI I PUSHIMEVE

    Kjo platformë u mundëson të gjithë banorëve të Green Coast të shkëmbejnë rezidencat e tyre të pushimeve brenda një rrjeti të zgjeruar prej më shumë se 3,200 resortesh të vendosura në të gjithë botën duke përfshirë SH.B.A., Bali, Tenerife, Dubai, Cornwell, Meksikë, Brazil, Ishujt Kajman dhe shumë vende ekzotike. Vendpushimet e njohura, markat e padiskutueshme të turizmit në mbarë botën si Marriott, Diamond Resort, Four Seasons, Anantara Club, Plaza, etj, prej dekadash janë anëtarë të kësaj platforme duke operuar me sukses me Interval International. I themeluar në vitin 1976 me filiale në 14 vende, Interval International operon në 80 vendndodhje të ndryshme në Sh.B.A, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut duke u bërë lider i kësaj industrie.
    Regjistrimi i Green Coast në Interval International, ofron një mundësi unike për klientët e Green Coast Resort and Residences, të cilët vetëm me një vlerësim minimal mund të përfitojnë nga përvojat e mrekullueshme të pushimeve në resortet e vendosura në të gjithë botën. E njëjta gjë vlen edhe për turistët e huaj të resorteve në fjalë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Green Coast Resort & Residences.
    Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin tuaj të shitjeve.

    PROGRAMI I QIRADHËNIES

    Programi i Qiradhënies synon kthimin e shpejtë të investimit tuaj. Ky program menaxhohet plotësisht nga ekipi ynë i përkushtuar me dakordësimin e një marrëveshjeje menaxhimi. Duke qenë të pranishëm në destinacionet më të njohura të pushimeve në të gjithë botën, Programi i Qiradhënies është plotësisht funksional edhe në Green Coast Resort & Residences.


    Kjo është një mundësi unike për banorët e Green Coast për të gjeneruar të ardhura, duke përfshirë vilën tuaj të menaxhuar nga ekipi ynë në një platformë ndërkombëtare.

    Ju lutemi referohuni broshurës për informacion të detajuar mbi programin e qeradhënies.

    TIMESHARE

    Timeshare ju jep mundësinë për të blerë pushime për gjithë jetën me çmimet e ditëve të sotme. Nëse aspiron një standard të lartë jetese në shtëpinë e dytë, mund ta përballosh atë duke blerë kohën si aksioner i pushimeve, pa detyrimin financiar të blerjes së shtëpisë së dytë në pronësi të plotë.

    Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni përfaqësuesit tanë të shitjeve.

    FINANCIMI I PRONËS

    Në bashkëpunim me bankat e përzgjedhura në Shqipëri, Green Coast ofron mundësinë e financimit të huasë deri në 70%. Asnjë kolateral fillestar nuk është i nevojshëm. Kjo iniciativë është e vlefshme për të gjitha vilat Individuale, Twin dhe vila 4-familjare.

    Kriteret e kredisë hipotekore     Vlera (për tipologjitë e mësipërme të vilave).
    Përqindja e financimit të bankës Deri në 70% të çmimit të pronës për personat rezidentë në Shqipëri dhe deri në 50% për ata jo rezidentë.
    Kohëzgjatja e huasë  Deri në 30 vjet.
    Kolateral Asnjë kolateral fillestar nuk kërkohet pasi Green Coast bëhet garant për ju. Pas përfundimit të ndërtimit dhe lëshimit të Aktit të Pronësisë, shtëpia juaj e re përdoret si kolateral.
    Monedha EUR
    Norma vjetore e interesit Euribor + 3.9% për periudhën e mbetur, me një minimum prej 3.9%.
    Bonus VISA GOLD Credit Card me limit të parakërkuar prej 1,000 EUR.


    • Kush mund ta përfitojë këtë kredi?
    Çdo shtetas shqiptar ose i huaj mund të aplikojë si individ, kompani, i punësuar ose i vetëpunësuar.
    • Si mundem të aplikoj?
    Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin e shitjeve të Green Coast, i cili do t’ju informojë për hapat e ardhshëm dhe do të ndërmjetësojë komunikimin me bankat përkatëse.