VILAT INDIVIDUALE
VILAT INDIVIDUALE TË MËDHA
Vilat individuale janë pozicionuar në 3 linjat e para të Green Coast duke qenë në të njëjtën kohë pranë detit dhe mjaftueshëm larg plazhit, për të krijuar një tërheqje më intime për ata që vlerësojnë më shumë privatësi. Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
Sipërfaqja totale: | 177m² | |
Numri i kateve: | 2 | |
Kati 0: | Living area, Kitchen, Dining area, 1 toilet, Laundry | |
Kati i parë: | 2 Bedrooms, 1 Toilet, Balcony. |
VILAT INDIVIDUALE TË VOGLA
Të pozicionuara në rreshtat e dytë dhe të tretë të Green Coast, Vilat Individuale të Vogla gëzojnë qetësinë e zonës përreth dhe pamje të bukur panoramike të detit dhe malit. Secila vilë ka hapësirën e saj të parkimit.
Sipërfaqja totale: | 140m² | |
Numri i kateve: | 2 | |
Kati 0: | Living area, Kitchen, Dining area, 1 toilet |
|
Kati i parë: | 2 Bedrooms, 1 Toilet, Balcony. |
PYETJET
Për më shumë informacion në lidhje me Green Coast, ju lutemi përdorni formularin më poshtë.
INVESTIM I ZGJUAR
Pronësia e një shtëpie në Green Coast Resort & Residences është lehtësisht e mundshme dhe madje fitimprurëse falë zgjidhjeve që ofrohen të përshtatura për blerës të ndryshëm.
Kjo platformë u mundëson të gjithë banorëve të Green Coast të shkëmbejnë rezidencat e tyre të pushimeve brenda një rrjeti të zgjeruar prej më shumë se 3,200 resortesh të vendosura në të gjithë botën duke përfshirë SH.B.A., Bali, Tenerife, Dubai, Cornwell, Meksikë, Brazil, Ishujt Kajman dhe shumë vende ekzotike. Vendpushimet e njohura, markat e padiskutueshme të turizmit në mbarë botën si Marriott, Diamond Resort, Four Seasons, Anantara Club, Plaza, etj, prej dekadash janë anëtarë të kësaj platforme duke operuar me sukses me Interval International. I themeluar në vitin 1976 me filiale në 14 vende, Interval International operon në 80 vendndodhje të ndryshme në Sh.B.A, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut duke u bërë lider i kësaj industrie.
Regjistrimi i Green Coast në Interval International, ofron një mundësi unike për klientët e Green Coast Resort and Residences, të cilët vetëm me një vlerësim minimal mund të përfitojnë nga përvojat e mrekullueshme të pushimeve në resortet e vendosura në të gjithë botën. E njëjta gjë vlen edhe për turistët e huaj të resorteve në fjalë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Green Coast Resort & Residences.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin tuaj të shitjeve.
Programi i Qiradhënies synon kthimin e shpejtë të investimit tuaj. Ky program menaxhohet plotësisht nga ekipi ynë i përkushtuar me dakordësimin e një marrëveshjeje menaxhimi. Duke qenë të pranishëm në destinacionet më të njohura të pushimeve në të gjithë botën, Programi i Qiradhënies është plotësisht funksional edhe në Green Coast Resort & Residences.
Kjo është një mundësi unike për banorët e Green Coast për të gjeneruar të ardhura, duke përfshirë vilën tuaj të menaxhuar nga ekipi ynë në një platformë ndërkombëtare.
Ju lutemi referohuni broshurës për informacion të detajuar mbi programin e qeradhënies.